17.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Apokalips zjarresh në Greqi! Dy zjarrfikës humbin jetën në flakë, vendi në alarm nga vatrat masive

Greqia po përballet me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarret masive kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke shkaktuar një tragjedi me humbje jete dhe evakuime të shumta.

Dy zjarrfikës humbën jetën gjatë një operacioni për shuarjen e flakëve në zonën e Sachtouria-s, në Nea Krya Vrysi të Rethymnos. Sipas informacioneve paraprake, efektivët mbetën të bllokuar në automjetin e tyre pasi humbën orientimin për shkak të tymit të dendur.

Raportohet se viktimat ishin 28 dhe 60 vjeç, njëri zjarrfikës sezonal dhe tjetri me kontratë pesëvjeçare.

Zjarri në Rethymno është përhapur me shpejtësi që prej orëve të para të pasdites, i favorizuar nga erërat e forta. Deri tani janë evakuuar gjashtë vendbanime, ndërsa autoritetet kanë dërguar mesazhe emergjente për banorët e zonave të rrezikuara që të jenë gati për t’u larguar.

Vatër e madhe zjarri është regjistruar edhe në Plomari të Lesvosit, ku është urdhëruar evakuimi i banorëve drejt Agios Isidoros. Ndërkohë, flakët kanë përfshirë edhe Moronin në Heraklion, si dhe zonën e Ageranos në Laconia.

Në Rethymno janë angazhuar 125 zjarrfikës me 27 automjete, gjashtë grupe të specializuara të EMODE-së, katër helikopterë dhe katër avionë zjarrfikës. Në Moroni po operojnë 58 zjarrfikës me 18 automjete dhe dy helikopterë, ndërsa në Ageranos janë mobilizuar 62 zjarrfikës, 17 automjete, tre grupe të EMODE-së, dy avionë dhe një helikopter.

Edhe në Plomari të Lesvosit forcat janë përforcuar me 50 zjarrfikës, 13 automjete, dy grupe të EMODE-së, tre avionë dhe tre helikopterë, raportojnë mediat greke.

Pas tragjedisë, Departamenti i Zjarrfikësve në Greqi publikoi një deklaratë prekëse:

“Sot është një ditë jashtëzakonisht e vështirë për Departamentin e Zjarrfikësve. Gjatë një operacioni për të shuar zjarrin agro-pyjor në zonën Krya Vrisi të Rethymnos, dy zjarrfikës humbën jetën. Ata ranë heroikisht në krye të detyrës për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve dhe mjedisin natyror. Udhëheqja e Departamentit të Zjarrfikësve shpreh dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta familjeve dhe të dashurve të kolegëve tanë të ndjerë. Mendimet tona janë me ta.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...