17.5 C
Tiranë
Saturday, July 27, 2024
spot_img

Arrestohet në Dubai Denis Bajri Brajoviç, antar i grupit ‘Bajri’ të Shkodrës

Denis Bajri Brajoviç, shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, është kapur në Dubai. Masa e sigurisë “arrest me burg” i është lëshuar Brajoviçit në lidhje me krimet e shtrëngimit me anë të kanosjes dhe pjesëmarrjes në grup kriminal. Ai ishte pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe ishte liruar më parë nga një vendim gjykate në Tiranë, duke u nënshtruar masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë hetimit, Denis Brajoviç është lidhur me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, sipas përgjimeve të sigurisë.

Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit.

Ai i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT