19.5 C
Tiranë
Tuesday, June 17, 2025
spot_img

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, lirohen nga burgu tre autorët e dyshuar

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi tre shtetasit e dyshuar fillimisht si atentatorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur në 13 janar 2018 në qytetin e Shkodrës. Lirimi i tre shtetasve Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta erdhi për shkak se kanë mbaruar afatet e mbajtjes në paraburgim, por edhe se gjatë rrugës që nga momenti i arrestimit janë zbutur akuzat ndaj tyre.

Endri Çopja është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa dy të tjerët Argel Lulaj dhe Serxho Teta me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Fillimisht Endri Çopja dhe Argel Lulaj kanë qenë nën hetim për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentative”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Për Endri Çopjen vepra penale është zbutur në “sigurimi i kushteve dhe mjeteve per te kryer vrasjen”, ndërsa Argel Lulaj është vërtetuar se ka qenë të nesërmen e ngjarjes për të marrë makinën bashkë me shokun e tij Çopja, ndërsa Serxho Teta nuk ka qenë asnjëherë në Shkodër. Endri Çopja ka deklaruar gjatë seancave se i ka sjellë motorrin një personi me emrin Toni, pasi ky i fundit ia ka kërkuar për ta blerë.

Endri Çopja, pasi është arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në atentatin ndaj Lulzim Kullës, ka mësuar se personi me emrin Toni është shtetasi Boran Bercana. Ky i fundit mbeti i vrarë bashkë me bashkëjetuesen Silva Ndoci në 15 korrik 2018, vetëm 6 muaj pas atentatit ndaj Lulzim Kullës. Endri Çopja, pasi Boran Bercana është vrarë, ka kuptuar se është personi me emrin Toni që i kishte kërkuar motorrin.

Endri Çopja ka deklaruar se motorrin nuk e ka sjellë me qëllim për të bërë vrasje dhe nuk e ka ditur se mund të bëhet ndonjë atentat. Drejt Elbasanit Endri Çopja ka shkuar me Boran Bercanën në makinën e këtij të fundit. Të nesërmen e ngjarjes ka ardhur bashkë me shokun e tij Argel Lulaj për ta marrë makinën e tij që kishte lënë në Shkodër duke mohuar se ka pasur dijeni për atentatin ndaj Lulzim Kullës.

Pas atentatit ndaj Lulzim Kullës në janar të 2018-ës për dy vite me radhë në Shkodër pasuan një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2018 u bë në lagjen “Partizani”, fare pranë qendrës së qytetit dhe përballë tregut, plot me njerëz.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Irani nxit rifillimin e bisedimeve bërthamore, dërgon mesazhe për Izraelin dhe SHBA-në përmes ndërmjetësve...

0
Teheran – Në një moment tensioni të lartë mes Iranit dhe Izraelit, Irani ka shprehur gatishmërinë për të dhënë fund armiqësive dhe për të...

Miratohet projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave” në Kuvend pas debateve të gjata

0
  TIRANË – Pas më shumë se tre orësh debat në seancën plenare të ditës së sotme, Kuvendi miratoi projektligjin “Për performancën energjetike të ndërtesave”...

Aksident i rëndë në Sarandë–Delvinë, makina bie nga ura: plagoset rëndë 62-vjeçari

0
  SARANDË – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Buronjë, përgjatë segmentit rrugor Sarandë – Delvinë, ku një...

Ibiza përballet me një emergjencë ekologjike: gjarpërinjtë gjigantë pushtojnë detin dhe tokën

0
  IBIZA – Ishulli i famshëm për jetën e natës dhe ujërat kristal tërheqës është vënë në alarm nga një emergjencë ekologjike që po trondit...

Tragjedi në Brazil: 2-vjeçari qëllon për vdekje nënën me armën e babait

0
 Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Brazil, ku një fëmijë 2-vjeçar qëlloi për vdekje nënën e tij 27-vjeçare, Deborah Rodriguez Monteiro, me...