26.4 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Avokatja tregon çfarë i tha Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar, trupat e të cilëve u gjetën të shpërndarë në katër valixhe

Emri i tij është Taulant Pasho, është 33 vjeç dhe për momentin ndodhet në një burg në Zvicër. Ai është djali i Shpëtim dhe Teuta Pashos, çiftit shqiptar, trupat e të cilëve u gjetën të shpërndarë në katër valixhe në një fushë pranë burgut të Soliçianos në Firence të Italisë.

Ngjarja ka tronditur Italinë dhe Shqipërinë, që kur u mësua se trupat i përkasin çiftit shqiptar. Një tatuazh në formë spirance në trupin e Shpëtimit ka ndihmuar në zbardhjen e identitetit. Një kujtim nga koha kur ishte pjesë e ushtrisë, në marinën shqiptare në vitet ’79-’82.

Taulanti ishte arrestuar për drogë në Itali dhe priste që të dilte ditën kur edhe u zhdukën prindërit e tij.

Avokatja e tij, Sabrina del Fio ka rrëfyer se çfarë i ka thënë Taulanti.

“Jam i shqetësuar, prindërit e mi janë zhdukur prej ditësh, askush nuk e di ku janë. Nuk përgjigjen në telefon, është e çuditshme, prindërit e mi nuk sillen kështu,”kujton avokatja.

“Taulanti më telefonoi për një kafe në gjykatë në Firence. Ishte hera e fundit që e pashë. Folëm për problemet e tij ligjore, por më tregoi edhe për familjen e tij. Më tha se ishte sjellje e çuditshme e prindërve të tij, pasi ata i përgjigjen gjithmonë në telefon”.

Avokatja kujton sërish: Më ka marrë edhe para dy ose tre vitesh. Taulanti më telefonoi nga një numër anonim. Ishte telefonatë e shkurtër. Më pyeti për akuzat ndaj tij. Më tha se nuk kishte para dhe se ishte i dëshpëruar për fatin e prindërve të tij, për të cilët nuk dinte asgjë”.

Taulant Pasho doli në arrest shtëpie, por u largua nga Italia duke lënë aty dy motrat dhe një të dashur, e cila kishte ngritur një ankesë ndaj tij.

Tashmë është në burg në Zvicër, jo për çështje droge, por për vjedhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...