35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Balla takohet me kreun e “BWA”: “Po ndërtojmë ura bashkëpunimi që të vijmë dhe investojmë këtu”

Kryetari i Bordit të Shoqatës Federale për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti të Jashtme në Gjermani Michael Schumann ndodhet në një vizitë në Tiranë. Ai zhvilloi një konferencë të përbashkët me kreun e grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Në fokus të diskutimeve ka qenë krijimi i urave të bashkëpunimit ekonomik mes vendit tonë dhe Gjermanisë.

Ai tha se në vjeshtë do të organizohet një konferencë për të prezantuar Shqipërinë dhe mundësitë që krijon për bashkëpunim ekonomik.

“Kjo vizitë ka kohë që përgatitet sepse shoqata jonë prej 20 vitesh ka ndihmuar shumë kompani gjermane për të zbuluar mundësitë në tregjet në zhvillim, e në këtë plan futet dhe Shqipëria. Në çdo krizë dalin shumë mundësi të reja dhe kemi një potencial të madh në Ballkanin perëndimor dhe Shqipërisë dhe se kemi një interes të madh. Kemi kuptuar që na duhen kanale të reja furnizimi me energji, Shqipëria ka një popullsi të re dhe të motivuar, është potencial interesant .Po ndërtojmë ura bashkëpunimi që të vijmë dhe investojmë këtu, Jemi duke bërë bashkë njerëzit. Jam surprizuar gjatë vizitës këtu. Kam vënë re vlerësim shumë të madh të Gjermanisë. Jam i lumtur që punoj jo vetëm për ngritjen e urave por të fillojmë në mënyrë më konkrete bashkëpunimin, Jemi të interesuar të punojmë me investime të huaja nga Gjermania këtu”, u shpreh ai.

Balla nga ana tjetër njoftoi mbajtjen e një konference në muajin shtator në shtetin Gjerman në mënyrë që investitorët të njohin më mirë Shqipërinë.

“Biem të gjithë dakord që duhet të kemi më shumë prezencë të kompanive gjermane në Shqipëri dhe kemi dakordësuar që në vjeshtë të organizojmë një konferencë, një prezantim të Shqipërisë në Gjermani, me qëllim që anëtarët të njohën më në detaje me ofertën ekonomike, investimit në Shqipëri dhe më pas të kemi një numër sipërmarrësish shqiptar për ndërtimin e ura të bashkëpunimit.

Bizneset më pas të kalojnë në këtë urë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen tonë më të thellë për mbështetjen gjermane në planin ekonomik dhe politik. Ta çojmë në një dimension të ri këtë bashkëpunim mes dy vendeve tona”, u shpreh Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...