34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Vaksinat nuk mbrojnë ndaj variantit Omikron BA.5, në vjeshtë do të rikthehen maskat

Varianti Omikron BA.5 është më i butë se paraardhësit e tij, por më ngjitës. Firmat farmaceutike po vazhdojnë kërkimet për vaksina ndaj këtij varianti, por me sa duket në vjeshtë do të rikthehen maskat.

Varianti Omikron i virusit korona po përhapet ritme të shpejta. Nisur nga infektimet e reja ekspertët po paralajmërojnë për një numër potencialisht shumë të lartë infeksionesh gjatë verës, pra në atë periudhë të vitit, kur virusi në fakt nuk duhej të përhapej kaq shpejt.

Në Gjermani numri i të infektuarve dyfishohet çdo javë, kurse në Portugali gjendja është edhe më dramatike. Aty është rritur sërish si numri i pacientëve të shtruar në spital me korona ashtu edhe i të vdekurve prej sëria.

Vaksinat jo të efektshme

Vaksinat e deritanishme duket se nuk janë të efektshme ndaj nëntipeve të reja dhe madje edhe ata që janë infektuar tashmë me variantin Omikron mund të mos jenë të mbrojtur kundrejt nëntipeve të reja. Mendohet pra se njerëz që kishin qenë të infektuar me variantin omikron BA.1 në fillim të vitit mund të infektohen sërish me nëntipet BA.4 ose BA.5.

Prej nëntipeve të reja të variantit Omikron janë më të rrezikuar të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Firmat farmaceutike po punojnë për modifikimin e vaksinave në përshtatje të varianteve të reja, por zhvillimi i vaksinave specifike për variantin Onikron kjo kërkon një kohë të gjatë.

Kthim tek maskat dhe distanca fizike

Ekspertët po diskutojnë sërish aplikimin e masave parandaluese të zbatuara edhe gjatë valëve të mëparshme të pandemisë si mbylljen e shkollave, anulimin e ngjarjeve publike, kufizimin e numrit të personave në festa dhe takime private, punën nga shtëpia, distancë fizike dhe mbajtjen e maskave mjekësore.

Në shumë vende ato kanë shkaktuar mjaft pakënaqësi dhe deri në protesta, prandaj këto masa janë hequr. Por mbase ato do të futen sërish në fuqi në vjeshtë.

/DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...