25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Basha në “Twitter”: Reformë e thellë, për një polici që do të luftojë krimin

Kryedemokrati Lulzim Basha premton një polici që lufton krimin dhe është aty për qytetarët.

Pas deklaratës sot në takimin me gazetarët, kreu i PD shkruan në “Twitter” për një reformë të thellë në polici.

Policia e Shtetit do t’u kthehet qytetarëve. Reformë e thellë, për një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE. 🇦🇱🇪🇺”

Gjatë bashkëbisedimit sot me gazetarët, Basha tha se policia ‘nuk do të përdorët më për të ruajtur arat e kanabisit, nuk do të poshtërohet për të përshëndetur kriminelët me makina të blinduara, ndërkohë që rreh dhe dhunon qytetarët e pafajshëm, nënat, motrat tona’.

“Nuk do të përdorë më gaz lotsjellës për të nxjerrë fëmijët 5-vjeçarë nga shtëpitë e tyre që t’i shkatërrojë për projekte e për afera abuzive si tek Unaza e re apo tek zhvendosja e lumit të Lanës.
Do të përbëhet nga njerëz profesionistë, jo nga militant partie dhe në çdo rast nuk do të lejohen kuadro të cilët përdorin drogën dhe veprojnë nën efektin e drogës.
Por peshku qelbet nga koka. Unë kam mirënjohjen më të thellë për ata që edhe në këto kushte të vështira mundohen të bëjnë detyrën e tyre, sikundër i siguroj se Lulzim Basha si kryeministër i ardhshëm me një ndjeshmëri të shtuar, se i kam njohur e kam punuar nga afër kur i hoqëm vizat para 10 vitesh, do t’jua heqim nga qafa barrën e shefave mafiozë që i kanë tjetërsuar, i kanë depersonalizuar dhe përpiqen si mish për top kundër vëllezërve dhe motrave të tyre.
Patjetër. Reformë e thellë me një polici që do të luftojë krimin, do të mbrojë qytetarët dhe ligjin dhe do të jetë pjesë e përpjekjes tonë tjetër të suksesshme për ta futur Shqipërinë në BE”, deklaroi Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në Ekuador, shkatërrohet rrjeti me lidhje të dyshuara...

0
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale të përfshirë në...

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kushtoi mbi 26 milionë euro,...

0
Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e organizuar në Madison Square Garden në New York, besohet se ka kushtuar mbi 26 milionë...