30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Briseida Çakërri: Opozita nuk ka votuar asnjë ligj të integrimit

Deputetja Briseida Çakërri ka deklaruar se opozita nuk ka mbështetur me votë asnjë nga ligjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar qëndrimin e saj si pengues për reformat.

Në një intervistë, Çakërri tha se sjellja e opozitës në Kuvend nuk përputhet me deklaratat publike në mbështetje të integrimit europian, duke e akuzuar atë për mungesë koherence politike.

“Prova më e qartë është fakti se nuk kanë votuar asnjë prej ligjeve që lidhen me procesin e integrimit,” u shpreh ajo, duke theksuar se bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm aktesh ligjore të rëndësishme për afrimin me BE-në.

Ajo shtoi se opozita, sipas saj, ka ndryshuar qëndrim ndër vite, duke kaluar nga skepticizmi ndaj procesit të integrimit në një retorikë mbështetëse, por pa veprime konkrete në Kuvend.

Çakërri u shpreh gjithashtu se qeveria po vijon punën për përmbushjen e reformave të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit, ndërsa opozita, sipas saj, po dëmton perceptimin ndërkombëtar të vendit përmes deklaratave politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...