24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

“Spalletti e do me çdo kusht”, Juventusi drejt goditjes së madhe! Kolo Muani një hap larg rikthimit në Torino

Juventusi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për rikthimin e Randal Kolo Muanit. Negociatat mes “Zonjës së Vjetër” dhe Paris Saint-Germain kanë shënuar progres të rëndësishëm gjatë orëve të fundit, ndërsa palët ndodhen vetëm një hap larg akordit përfundimtar.

Që prej mbrëmjes së së hënës në Itali flitej për orë vendimtare sa i përket rikthimit të sulmuesit francez në Torino. Sipas raportimeve, trajneri Luciano Spalletti ka këmbëngulur që klubi ta mbyllë me sukses këtë operacion, i cili është kthyer në një nga sagat më të gjata të merkatos së verës.

Formula e marrëveshjes parashikon huazimin e Kolo Muanit me detyrim blerjeje për 40 milionë euro, plus bonuse. Pikërisht rritja e bonusit dhe një klauzolë që lidhet me përfitimet nga një shitje e ardhshme kanë qenë elementët që kanë afruar ndjeshëm Juventusin dhe PSG-në drejt marrëveshjes.

Kolo Muani e njeh mirë ambientin bardhezi, pasi ishte pjesë e Juventusit nga janari deri në qershor të vitit 2025. Gjatë asaj periudhe ai zhvilloi 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 10 gola dhe dhënë 3 asistime në Serie A, Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Verën e kaluar, drejtori i atëhershëm sportiv i Juventusit, Damien Comolli, zhvilloi negociata të gjata me PSG-në për ta mbajtur sërish sulmuesin në Torino me formulën e huazimit, por kërkesat financiare të klubit francez e bënë marrëveshjen të pamundur. Si alternativë, Juventusi u orientua drejt transferimit të Loïs Opendës në ditët e fundit të merkatos.

Tashmë, gjithçka tregon se rikthimi i Randal Kolo Muanit është shumë pranë konkretizimit, me Juventusin që synon ta mbyllë marrëveshjen brenda ditëve në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...