12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

CNN: Mbi 1,800 ndërtesa të shkatërruara në Qytetin e Gazës pas nisjes së ofensivës izraelite

Që prej njoftimit të Izraelit për pushtimin e Qytetit të Gazës, ushtria izraelite ka shkatërruar ose dëmtuar mbi 1,800 ndërtesa brenda dhe përreth qytetit, sipas një analize të realizuar nga CNN mbi imazhe satelitore të Planet Labs.

Pamjet e datës 5 shtator, të krahasuara me ato të 9 gushtit – një ditë pas miratimit të ofensivës së re – tregojnë shkatërrime në shkallë të gjerë, kryesisht në ndërtesat e banimit. Zonat më të goditura janë Zeitoun, në jug të qendrës së qytetit, dhe Al-Tuffah, në lindje, ku mijëra palestinezë të zhvendosur kishin gjetur strehim.

Edhe më në veri, në Jabalya, janë rrënuar mbi 750 ndërtesa, ndërsa imazhet satelitore sugjerojnë se një pjesë e madhe e dëmeve nuk lidhet me sulme ajrore të menjëhershme, por me shembje graduale të kryera nga ushtria izraelite me ekskavatorë dhe buldozerë.

Një imazh i datës 19 gusht tregon makineritë e rënda duke shembur ndërtesa në Zeitoun. Vetëm 24 orë më pas, ato ishin zhvendosur 300 metra më thellë në lagje, duke rrëzuar edhe 26 ndërtesa të tjera. Deri më 25 gusht, në bazën e IDF-së në Zeitoun ishin të dukshme të paktën 16 ekskavatorë, duke vazhduar prishjet.

Ndërkohë, mes 5 dhe 8 shtatorit, pesë ndërtesa të larta u bombarduan. “Në total, ato përmbanin 209 apartamente, ku strehoheshin mbi 4,100 persona – fëmijë, gra dhe të moshuar. Të gjithë mbetën pa strehë”, tha për CNN zëdhënësi i Mbrojtjes Civile së Gazës, Mahmoud Basal.

CNN thekson se shkatërrimet në Gaza ishin të dukshme edhe para se kabineti izraelit të shpallte planet për ofensivën, por ritmi i prishjeve është intensifikuar dukshëm pas gushtit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çmimi i naftës kalon 105 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin...

0
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të fortë, duke kaluar mbi 105 dollarë për fuçi, ndërsa konflikti në Lindja e...

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...

Kryeministri i Kanadasë takime në Europë, në fokus Lindja e Mesme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

0
Kryeministri i Kanada, Mark Carney, ka zhvilluar një sërë takimesh në Europë në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ruajtjen e stabilitetit...

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...