30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

COVID-19/ 319 raste të reja në 24 orët e fundit, humbin jetën 3 pacientë

MSH deklaron 319 raste të reja me COVID-19 në vend, ndërsa 3 pacientë kanë humbur jetën. Janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 319
Të shëruar ne 24 orë 90
Të shtruar në spitale 301
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1534

Testime totale 123,960

Raste pozitive 20,634
Raste të shëruara 11,097
Raste Aktive 9,035
Humbje jete 502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4566
Durrës 847
Fier 692
Korçë 569
Shkodër 522
Lezhë 405
Elbasan 395
Vlorë 360
Berat 266
Kukës 191
Gjirokastër 129
Dibër 93

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“PD duhet të luftojë ‘Mulizimin’”, Ilirjana Kuçanaj flet pas debatit me Berishën: Kush do...

0
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, ka reaguar pas debatit të zhvilluar përpara kamerave me kryetarin e...

Abuzim me fondet? Ndalohen drejtoresha e Postës së Durrësit, shefja e financës dhe arkëtarja

0
Tre punonjëse të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, pas një kallëzimi penal të bërë nga Posta Shqiptare...

Horoskopi ditor, e Enjte , 16 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Një iniciativë e re në punë ose në jetën personale mund të...

Parashikimi i Motit, e Enjte, 16 Korrik 2026

0
Për 16 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...