28.5 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Dalin pamjet nga spitali Covid 3/ Ministrja bën premtimin për qytetarët: Nuk do ndalim…(FOTO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamjet e para nga spitali Covid 3. Ajo thekson se ky spital ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standardet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.

Sipas Manastirliut, që prej fillimit të pandemisë nuk është ndërprerë për asnjë moment trajnimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet Covid.

Postimi i ministres:

Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standardet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trajnuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do ta ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:

Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat.

opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...