26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ministrokracinë e vuajmë edhe ne”/ Erion Braçe del në krah të Spiropalit: PS nuk përjashton individë

Deputeti i Partia Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar përplasjet e fundit brenda kampit socialist mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali, duke pranuar se shqetësimet e ngritura prej saj janë reale dhe ndihen edhe nga deputetë të tjerë të PS-së.

Në një intervistë televizive, Braçe u shpreh se fenomeni i “ministrokracisë” dhe “drejtorokracisë” krijon pabarazi brenda partisë dhe ndikon edhe në raportin mes deputetëve dhe qeverisë.

“Personalizimin e pushtetit e vuan edhe qeverisja, edhe ne si deputetë. Ministrokracinë dhe drejtokracinë e vuajmë edhe ne si deputetë”, deklaroi Braçe.

Ai theksoi se ekziston një diferencë e dukshme mes deputetëve që mbajnë edhe poste ministrore dhe atyre që nuk kanë në dispozicion strukturat shtetërore.

“Është pabarazi mes atyre që janë edhe deputetë, edhe ministra dhe kanë gjithë hierarkinë e shtetit me vete. Çfarë problemi ka të flasësh për këtë?”, u shpreh ai.

I pyetur nëse Rama mund ta përjashtojë Spiropalin nga grupi parlamentar socialist, Braçe dha një përgjigje të prerë, duke theksuar se vendime të tilla nuk merren nga individë.

“Përjashton partia, jo individët. Mendoj se PS nuk përjashton”, tha deputeti socialist.

Braçe shtoi se debatet e brendshme janë të nevojshme për funksionimin e partisë dhe nuk duhet të konsiderohen si sulm ndaj pushtetit.

“Duhet t’i themi gjërat në sy për gjërat që nuk shkojnë dhe të kemi bonsensin t’i pranojmë, se nuk është sakrilegj të pranosh kritika për pushtetin”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...