25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ditën e sotme, në kryeqytet, komuniteti ukrainas do të bëjë një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës

Rreth orës 12:00 të ditës së sotme, në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:

Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga “Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin “Bajram Curri” (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:
• Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Zan D’Ark”, rruga “Ismail Qemali” dhe rruga “Papa Gjon Pali

Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
• Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së “Elbasanit”.
• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi “Willson” dhe tek “UFO”.
Manifestimi që do mbahet në sheshin “Skënderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...