25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Operacioni’Stacioni”/Kapet me 600 fara kanabisi,arrestohet vlonjati

Një i ri është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi gjatë kontrollit fizik në vendin e quajtur ‘stacioni i trenit’ i është gjetur një sasi e madhe farash kanabisi.

Gjatë operacionit policor të koduar “STACIONI”, u arrestua shtetasi Olsjan Çarapaj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Stacioni”, për parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë.

Sekuestrohen një sasi farash kanabisi. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:O. Ç. 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen “24 Maji”, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 600 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...