18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Dogana e Kosovës kap 1 milion euro të padeklaruara në Merdares

MERDARE – Një aksion i përbashkët i Doganës së Kosovës dhe Policisë Kufitare ka rezultuar me sekuestrimin e një shume të konsiderueshme valute në pikëkalimin kufitar të Merdares, që lidh Kosovën me Serbinë. Gjatë kontrollit u gjetën rreth 1 milion euro të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një automjeti.

Zbulimi erdhi pasi automjeti u kontrollua fillimisht me pajisjen e skanimit me rreze X, duke identifikuar indikacione për një hapësirë të dyshimtë në dyshemenë e tij. Më pas, Dogana kërkoi asistencë nga Policia Kufitare, e cila përdori pajisje fibroskopike për të verifikuar fshehjen e parave.

Ky rast nënvizon rëndësinë e kontrolleve rigoroze kufitare dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin e veprimeve të mundshme të pastrimit të parave apo trafikimit të valutës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...