22.6 C
Tiranë
Monday, June 8, 2026

“E qëlloi në këmbë pas një konflikti”/ Plagosje me armë zjarri në Shijak, identifikohet autori i dyshuar

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e djeshme në lagjen Lugina të Shijakut, pas një konflikti të dyshuar për motive të dobëta.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Bjondi Guri, i cili është qëlluar në këmbë gjatë incidentit.

Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar nga Policia si Elton Beqiri.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi motivet e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Paguaj 1.5 milionë euro dhe del i lirë” – shqiptari Flamur S. mbyll marrëveshjen...

0
Shqiptari Flamur S. është liruar nga burgu pas një marrëveshjeje për pranimin paraprak të fajësisë në një nga proceset më të mëdha të drogës...

“Brenda pak minutash u zhdukën 60 mijë euro” – grabitja misterioze në ‘OTP Bank’,...

0
Një grabitje e dyshimtë ka ndodhur në një degë banke në Tiranë, ku një autor i paidentifikuar ka arritur të marrë rreth 60 mijë...

Plagoset me armë në Kamëz, ndërron jetë në Spitalin e Traumës – policia identifikon...

0
Kamza është tronditur nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku një person ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka humbur...

“Po dalin paralajmërimet e mia” – Ardit Bido reagon për investimin e Kushner në...

0
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar në rrjetet sociale pas diskutimeve që po qarkullojnë mbi investimin e planifikuar nga Jared Kushner në...

“Zgjohu Shqipëri, Rama të dorëhiqet” – emigrantët shqiptarë në Toronto i bashkohen protestave kundër...

0
Protestat kundër kryeministrit Edi Rama janë shtrirë edhe jashtë vendit, duke mbërritur deri në Kanada, ku emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Toronto për të...