33.9 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Efektivi i Policisë në gjendje të rëndë pas plagosjes gjatë shoqërimit të të arrestuarit

Efektivi i Policisë së Shtetit, Arsen Toska, 20 vjeç, vijon të mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës, pasi u plagos gjatë një incidenti të ndodhur në zonën e Kutallisë, në Dimal.

Sipas të dhënave paraprake, i arrestuari Zamir Skënderi, gjatë shoqërimit nga Fieri drejt Komisariatit të Kuçovës, ka arritur t’i marrë armën e shërbimit efektivit dhe e ka qëlluar brenda automjetit të policisë.

Pas ngjarjes, i dyshuari ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në mjet.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, Skënderi ka deklaruar se nuk mban mend momentin e ngjarjes, duke pretenduar se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Po ashtu, dyshohet se gjatë shoqërimit ai kishte me vete edhe një sasi kokaine.

Ndërkohë, hetimet po fokusohen edhe në respektimin e procedurave standarde të sigurisë nga ana e policisë gjatë shoqërimit të të arrestuarit, për të përcaktuar nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e parashikuara.

Rasti po hetohet nga Prokuroria e Beratit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...