21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

Emri/ Vrau me armë ndërtuesin 51-vjeçar Niko Goro në qendër të Himarës, kapet autori i atentatit

Autori i vrasjes së ndërtuesit 51-vjeçar Niko Goro është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Vetëm pas 1 ore nga atentati i ndodhur,  autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u larguan.

Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në mes të Himarës në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille.

Ai ka qenë duke qëndruar pranë marketit të së motrës, e identifikuar si E. Q., 57 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një person i maskuar i paidentifikuar akoma ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj Niko Goros. Autorët e atentatit kanë qenë me një makinë tip “Tuareg”, të cilët pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi.

Pika kontrolli janë ngritur në aksin rrugor  Himarë –  Borsh e Himarë – Vlorë, ndërsa në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Policia  në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë  dhe ndjekjes së pandërprerë të  autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”,  të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...