25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër me leje 6-ditore

Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga, mes tyre edhe një grua shqiptare.

Sipas mediave greke dhe autoriteteve lokale, grupi dyshohet se ishte kthyer në një rrezik serioz për zonën e Thermo, ndërsa po hetohet për një sërë grabitjesh dhe tentativash grabitjeje.

Hetimet zbuluan se dy prej të arrestuarve ishin arratisur nga qendrat e paraburgimit, ndërsa një tjetër ishte kapur teksa ndodhej me leje 6-ditore nga burgu.

Pas urdhrit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Aitoloakarnanias, autoritetet greke publikuan identitetet e të arrestuarve:

* Romeo Qosja, 42 vjeç
* Lefter Toçi, 42 vjeç
* Mariol (Arsen alias Marjel) Toska/Tojka, 38 vjeç
* Fatbardha Sehi, 35 vjeçe

Ndaj tyre rëndojnë akuza për tentativë grabitjeje të kryer në grup dhe me armë, dhunë ndaj zyrtarëve, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për armët.

Ngjarja që çoi në zbardhjen e grupit ndodhi në fillim të prillit, kur tre prej të dyshuarve, me fytyrat e mbuluara, hynë në banesën e një çifti të moshuar në Thermo, duke i kërcënuar me armë dhe ushtruar dhunë ndaj burrit të shtëpisë.

Sipas raportimeve të Protothema, grabitësit u zbuluan nga djali i çiftit, çka i detyroi të largoheshin me shpejtësi. Gjatë arratisjes, njëri prej tyre qëlloi dy herë në ajër, pa shkaktuar të lënduar.

Policia greke organizoi më pas një operacion të koordinuar për arrestimin e grupit. Një automjet ku udhëtonte Fatbardha Sehi u ndalua pranë kryqëzimit të Sykias, ndërsa dy nga të dyshuarit meshkuj u gjetën të fshehur në bagazh.

Në të njëjtën kohë, anëtari i katërt i grupit u lokalizua në një banesë me qira dhe u arrestua pas një tentative për t’u larguar sapo pa policinë.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan një pushkë luftarake me dy karikatorë të lidhur me shirit izolues, 57 fishekë dhe sende të ndryshme veshjeje që dyshohet se përdoreshin gjatë grabitjeve.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse grupi është i përfshirë edhe në raste të tjera kriminale në territorin grek.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...