Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë brenda një xhamie.
Sipas raportimeve të BBC, rrethanat e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse autori është arrestuar.
Menjëherë pas alarmit, forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën, ndërsa disa rrugë u bllokuan për arsye sigurie.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën deri në një njoftim të dytë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.






