11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e mërkur 14 tetor 2020

Dashi

Disa prej jush do të jenë të pajisur me një frymë inciative, krijuese dhe guximi. Ju do të gjeni veten në disa situata vërtet të rëndësishme dhe shumë të lehta për tu menaxhuar. Mos u bëj dembel dhe ji më i sigurt në vetvete.  Jetoni jetën tuaj të qetë krah partnerit tuaj të zemrës dhe qëndroni larg problemeve të cilat do të krijohen nga miqtë tuaj më të afërt.

Demi

Perspektivat e kësaj dite do të jenë joshëse. Sot nuk do t’ju mungojnë lajmet në sferën profesionale. Disa mund të befasohen nga një ndryshim që ju do të vendosni të bëni në pamjen tuaj, mos u shqetësoni dhe mos dëgjoni ata që do t’ju kritikojnë.Çiftet që kanë arritur të kapërcejnë shkëmbinjtë e së kaluarës do të përjetojnë një mbrëmje të paharrueshme dhe shumë të këndshme.

Binjakët

Ndiheni të sprovuar rëndë nga rrethanat. Lodhja e kësaj dite do bëjë të vetën dhe ju nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë. Mos u dramatizoni, Marsi do ju mbështetë dhe do ju garantojë energji të bukura. Disa ide të shkëlqyera do bëjnë që marrëdhënia juaj me partnerit të jetë si asnjëherë më parë.

Gaforrja

Nuk ju duket e vërtetë, por ju ndiheni të rilindur , plot energji dhe të gatshëm për të sfiduar botën. Hëra e parë që nuk keni dyshime ose hezitime. Ju jeni shumë të gatshëm të shfrytëzoni mundësitë që do t’ju paraqiten në fushën profesionale si në atë sentimentale. Beqarët sigurisht që nuk do të vuajnë nga vetmia,  do të ketë shumë mundësi për t’u takuar me persona të ndryshëm.

Luani

Përveç se jeni jashtëzakonisht praktik, ju do të tregoni që jeni i aftë në biznes dhe çuditërisht dhe të ashpër.  Nga idetë që keni ju do të kaloni direkt në veprim dhe do të fitoni shumë pikë, kjo gjë do t’ju vendosë në avatnazh me kolegët tuaj. Nëse jeni në një marrëdhënie në çift dashuria juaj do të shkojë shumë mirë, ndërsa beqarët pritet të kenë disa takime të papritura.

Virgjëresha

Ju mund të mbështeteni në një ditë produktive, pavarësisht statusit tuaj profesional. Ju do të punoni me entuziazëm dhe  të jeni shumë të zënë. Dita e sotme pritet të jetë plot ritëm dhe angazhime. Gjëra të mëdha priten në fushën sentimentale! Në mbrëmjë yjet ju këshillojnë të shkoni në kinema.

Peshorja

Ju do të ndjeni dëshirën për të qëndruar në guaskën tuaj, në shoqërinë e mendimeve tuaja, kujtimeve të ëmbla ose ëndrrave të reja. Dëgjoni antenat tuaja që ju shtyjnë në drejtimin e duhur, kështu mund t’i jepni një strukturë të qëndrueshme një situate, të konsolidoni biznesin tuaj dhe fitimet tuaja. Kujdesuni për fiziken.

Akrepi

Do të keni mundësi të cilat nuk duhen humbur pothuajse në çdo fushë të jetës tuaj. Ju jeni gati dhe në gatishmëri për të mos humbur asgjë. Në punën tuaj do të dalloheni për zellin dhe frymën tuaj të iniciativës,  madje do të dëshironi të bëni disa lëvizje të rrezikshme. Jeta e dashurisë do të dominohet nga një mirëkuptim madhështor me partnerin.

Shigjetari

Vazhdoni rrugën që keni nisur, edhe nëse duket e vështirë. Asgjë nuk mund të jetë plotësisht e lehtë! Mos harxhoni energji të panevojshme për çështje me pak rëndësi. Një angazhim i rregullt dhe i qetë i punës do të japë rezultate më konkrete dhe më të vlerësueshme. Në fushën sentimentale, jo të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë romancën.

Bricjapi

Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju ofrojë mundësi të favorshme për të arritur qëllimin që keni. Në fushën sentimentale, do të jeni absolutisht të sigurt për zgjedhjen tuaj, e cila mbetet aseti juaj më i çmuar dhe burimi i mirëqenies suaj psikofizike. Programet e mbrëmjes së miqve tuaj do të jenë vetëm për t’ju kënaqur ju.

Ujori

Ju mund të mbështeteni tek Hëna, Merkuri dhe Venusi, të cilët do të jenë tepër bujar me ju. Dashuria do t’ju kthehet në mënyrën që ju dëshironi, madje mund të bëni realitet një ëndërr të cilën keni kohë që e mbani fshehur në zemrën tuaj.

Peshqit

Dita e sotme do të jetë mjaft e çmendur krah miqve tuaj. Shënimi pozitiv vjen nga Hëna në Virgjëreshë e cila rrit vëllimin e humorit, si dhe ju lejon të riktheni disa situata në ekuilibër. Dashuria ju ofron mundësi të bukura për të qenë të lumtur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...