25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim të paligjshëm të pjesëve të trupit të njeriut, të cilat dyshohet se i siguronte nga varreza të braktisura dhe përmes punës në një spital.

Sipas policisë, hetimi nisi pas informacioneve se i riu mbante mbetje njerëzore si në vendin e punës, ashtu edhe në banesën e tij në Budapest. Gjatë kontrollit të kryer më 17 qershor, hetuesit kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme materialesh anatomike.

“Gjatë kontrollit u gjetën kafka, një këmbë e plotë, një dorë dhe një rindërtim i një fytyre njerëzore me lëkurë njerëzore”, bëhet e ditur në njoftimet paraprake të policisë.

Në një valixhe janë sekuestruar edhe kocka të tjera, ndërsa në një kavanoz është gjetur një zemër, origjina e së cilës ende po verifikohet nëse është njerëzore apo shtazore.

Gjatë marrjes në pyetje, 30-vjeçari ka pranuar se kishte mbledhur pjesë trupash njerëzorë, duke deklaruar se ishte i fiksuar pas tyre. Ai dyshohet se ka pohuar gjithashtu se i konsumonte si ushqim.

Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për përdorim të paligjshëm të kufomave njerëzore. Sipas policisë hungareze, i arrestuari kishte interes të theksuar për anatominë dhe patologjinë dhe merrej edhe me diseksionin e kafshëve.

Hetuesit po verifikojnë nëse pjesët njerëzore janë siguruar përmes punës së tij në spitale apo përmes zhvarrimeve në varreza të braktisura në Hungari dhe Sllovaki.

Ndërkohë, autoritetet kanë sekuestruar pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe telefona, të cilat pritet të analizohen në vijim. Hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet ngritja e akuzave të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...