12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

I burgosuri gjendet i varur në dushet e burgut të Reçit, vuante dënimin për vrasjen e bashkëshortes

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Agron Llapushi, 49 vjeç, është gjetur i varur me litar në ambientet e dusheve të burgut.

Llapushi, banues në Çekin të Gramshit, vuante dënimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi, në vitin 2015.

Në atë kohë, 49-vjeçari sapo ishte kthyer nga emigrimi në Greqi dhe, pas një konflikti për një tokë në Gramsh, mbyti bashkëshorten. Pas ngjarjes, Llapushi u dorëzua në polici dhe pranoi krimin.

Çifti kishte dy fëmijë. Gjatë viteve të vuajtjes së dënimit, Llapushi kishte pasur shumë pak kontakte me familjarët, me vetëm dy takime të regjistruara, në vitet 2023 dhe 2025.

Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por Llapushi u dënua me 24 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Vendimi mori formë të prerë më 10 dhjetor 2015.

Në dëshminë e tij pas krimit, Llapushi kishte deklaruar se familja përballej me vështirësi ekonomike dhe se ai kishte kaluar një periudhë të vështirë psikologjike.

Për gjendjen e tij mendore ishte kryer edhe një ekspertizë psikiatriko-ligjore, e cila, sipas të dhënave të bëra publike, kishte arritur në përfundimin se ai nuk vuante nga ndonjë çrregullim psikik apo neuropsikik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...

Turqia rikthehet në krye, 64 milionë euro investime në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë

0
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të...

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë pas operacionit...

0
41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër...