34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Salianji: Klodiani u vra nga segmente të policisë, Enea vdiq në duart e tyre.(video)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish për vrasjen e të riut 25-vjecar Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një efektiv policie. Demokrati thekson se Rasha u vra nga segmente drejtuese të policisë që sipas tij tentuan që të manipulonin ngjarjen.

Sipas Salianjit, edhe Enea Ftoj vdiq në duart e policisë.

“Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas.”, thuhet ne reagimin e Salianjit.

REAGIMI I SALIANJIT 

Klodian Rasha u vra dhe segmente drejtuese të policisë tentuan ta manipulojnë ngjarjen duke fajësuar viktimën.
Enea Ftoj një i ri korçar vdiq në duart e policisë, sipas dëshmive të familjes dhe fotove, i dhunuar në kokë, fytyrë, me gjymtyrë të thyera. Askush nuk mori pergjegjësi dhe pavarêsisht insistimit të familjes vdekja u cilësua natyrale. Për shkak të dhimbjes dhe peshës së padrejtësisē babai i Eneas vdiq disa muaj pas te birit duke kërkuar drejtësi!
Rasti i Klodianit dhe Eneas tregojnë qartë se segmente të caktuara e marrin peng policinë dhe policët e thjeshtë dhe e përdorin policinë për interesa personale të pushtetit rilindas.
Rastet e represionit dhe dhunës janë të përditshme, qytetarët e dëshmojnë, propoganda e Edi Ramës për të manipuluar ngjarje nuk e fshin dot realitetin e përditshëm.
Kjo është dëshmia tronditëse e familjarëve për dhunën çnjerëzore në komisariat që i morën jetën!
Shqipëria 🇦🇱 ka nevojë për një qeveri në shërbim të qytetarêve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...