25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua i shpalluri në kërkim nga SPAK

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.

Sipas raportimeve, autoritetet shqiptare dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë bashkëpunuar për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa procedurat e ekstradimit pritet të nisin në vijim.

Mir Pepa është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i goditur më herët nga SPAK në prill të këtij viti, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar droge.

Organizata dyshohet se trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt disa vendeve europiane dhe përbëhej nga më shumë se 10 persona. Sipas hetimeve, grupi drejtohej nga katër vëllezër: Jetmir, Aleks (i njohur ndryshe si Shkëlqim), Urim dhe Lekë Pepa.

Në raportime thuhet se Urim Pepa ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, ndërsa komunikime të përmendura në Sky ECC tregojnë për përplasje mes vëllezërve për ndarjen e parave të trafikut të drogës.

Jetmir Pepa ishte shpallur në kërkim që prej janarit të vitit 2025 nga Policia e Tiranës, në lidhje me një incident të ndodhur gjatë natës së ndërrimit të viteve në ambientet e Parkut Olimpik, ku pas një konflikti dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri në një koncert festiv të mbushur me të rinj.

Në momentin e ngjarjes, në skenë po performonte reperi Stresi, ndërsa pritej të ngjiteshin edhe artistë të tjerë.

Emri i Pepës është përmendur gjithashtu edhe në një tjetër rast të bujshëm, lidhur me një konflikt ku janë përfshirë motrat Berisha dhe blogerja Klea Prenga, ku ai është përfolur si ish-partner i njërës prej tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...