25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Petkoviç mbron Radoiçiçin dhe sulmon Kurtin: ‘Akuzë e mjerë dhe e turpshme’” – Çfarë deklaroi zyrtari serb për situatën në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka dalë në mbrojtje të Milan Radoiçiçit, ndërsa ka akuzuar pa ofruar prova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për atë që e quajti “terror ndaj serbëve”.

Në një postim në rrjetin social X, Petkoviç e cilësoi si “akuzë të mjerë dhe të turpshme” deklaratën se përgjegjës për situatën e rëndë të sigurisë dhe largimin e serbëve nga Kosova është Milan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Në vend të kësaj, Petkoviç fajësoi Kurtin, duke pretenduar se ai “urren serbët”, një akuzë që nuk u shoqërua me fakte apo dëshmi.

Petkoviç sulmoi edhe politikanin opozitar serb, Miroslav Aleksiq, për shkak të kritikave ndaj Radoiçiçit, duke deklaruar se “një patriot serb nuk e dëbon popullin e vet, por lufton për të me zemër e me shpirt”.

Deklaratat e tij konsiderohen si pjesë e narrativës së vazhdueshme të autoriteteve serbe për të zhvendosur përgjegjësinë nga Radoiçiçi, i cili kërkohet nga institucionet e Kosovës për organizimin e sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Për sulmin në Banjskë, bashkësia ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, ka kërkuar në vazhdimësi që Radoiçiç të sillet para drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 10 Korrik 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni plot energji dhe motivim për të çuar përpara planet tuaja. Një mundësi e re në punë ose në jetën personale mund...

Parashikimi I motit, e Premte, 10 Korrik 2026

0
Për 10 korrikun 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të dominojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...