27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Ju të gjithë gënjyet. Kjo dhemb shumë,”gjimnastia flet hapur për operacionin dhe sakrificat pas një viti jashtë garave

Kampionia e gjimnastikës artistike, Simone Biles, ka bërë bujë edhe pse nuk ka garuar për më shumë se një vit. Së fundmi, 28-vjeçarja ka folur për operacionin e zmadhimit të gjoksit dhe për periudhën e vështirë pas tij, duke ndarë eksperiencën e saj me ndjekësit në TikTok.

“Ju të gjithë gënjyet. Kjo dhemb shumë,” tha Biles, duke treguar se për një kohë nuk ishte në gjendje as të lëvizte vetë dhe iu desh ndihma e bashkëshortit të saj, Jonathan Owens, për detajet e përditshme. Ajo nënvizoi se procedura nuk lidhet me pakënaqësinë ndaj trupit të saj, por me dëshirën për të ndjerë mirëqenie dhe për të dashur veten.

Gjithashtu, Biles dëshiron të shërbejë si shembull për vajzat e reja, duke treguar se vendimet personale nuk duhet të shoqërohen me turp. Pavarësisht pushimit të gjatë pas Lojërave Olimpike të Parisit 2024, kampionia nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit për Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028.

Biles vazhdon të mbetet një nga figurat më të mëdha të gjimnastikës botërore, me shtatë medalje ari olimpike dhe 23 tituj kampion bote, ndërsa fokusohet edhe te mirëqenia mendore dhe fizike, duke treguar se pasionet dhe shëndeti personal mund të shkojnë dorë për dorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...