26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Sali Berisha bëhet zv/President i unionit më të madh të partive të djathta në botë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur zv/President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Vendimi u mor gjatë Asamblesë së CDI, e zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit, ku u zgjodhën edhe drejtuesit e rinj të organizatës.

Në Presidencën e re europiane të CDI janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë, Janez Jansa, dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Sekretar i Përgjithshëm u emërua Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana.

CDI përbëhet nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia, duke përfshirë parti që drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zgjedhja e Berishës nënvizon rolin e tij ndërkombëtar dhe angazhimin e Partisë Demokratike në skenën politike globale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...