32.8 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Kishte mbi 40 ditë që na kërcënonte”, vëllai i Kostës shpërthen pas tragjedisë në Roskovec: Institucionet dështuan

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët i dhanë këtë të shtunë lamtumirën e fundit Kosta dhe Belere Plakës, çiftit që humbi jetën pas sulmit me armë zjarri në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku autor i dyshuar ishte ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi.

Në një prononcim për Euronews Albania, vëllai i Kostës rrëfeu momentet e para të ngjarjes, ndërsa hodhi akuza ndaj institucioneve, duke pretenduar se kërcënimet e vazhdueshme të autorit ishin denoncuar prej më shumë se një viti.

“Kam qenë në gjumë në shtëpi. Ishte rreth orës 05:20-05:30 kur dëgjova krismat. U zgjova menjëherë, dyshova se kishte ndodhur diçka e rëndë, njoftova Policinë dhe mora makinën për të shkuar atje. Kur mbërrita, ai kishte qëlluar, kishte marrë mbesën dhe ishte larguar. Më pas erdhën ambulanca dhe Policia”, rrëfeu ai.

Sipas tij, konflikti kishte nisur prej kohësh dhe familja kishte bërë disa kallëzime ndaj autorit, ndërsa 24-vjeçarja kishte siguruar edhe urdhër mbrojtjeje.

“Është një histori e gjatë, të paktën prej më shumë se një viti. Mbesa e kishte denoncuar në Tiranë, sepse i dilte përpara dhe i zinte rrugën. Ajo mori urdhër mbrojtjeje, i cili është ende në fuqi deri në dhjetor. Ne u përpoqëm ta zgjidhnim me mirëkuptim, me shpresën se nuk do të kishte më probleme, por sapo doli, për rreth 40 ditë dërgonte çdo ditë mesazhe kërcënuese në forma të ndryshme”, tha ai.

Familjari pretendon se, megjithëse autori ishte ndaluar dhe ndaj tij ishte kërkuar masë sigurie, ai u la në arrest shtëpie dhe kërcënimet vazhduan menjëherë pas lirimit.

“Mbesa, bashkë me vëllanë tim, bënë denoncim. Policia e ndaloi, Prokuroria kërkoi masën e ndalimit, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Ditën që doli, pa kaluar as një ose dy orë, kërcënimet vazhduan. I thashë inspektorit se ai po lëvizte lirshëm. Më tha: ‘Mbani kërcënimet dhe bëni ndonjë foto’. I thashë se nuk jam fotoreporter, por hajdeni se do e kap dhe merreni. Më tha se nuk lejohej”, deklaroi ai.

Duke folur për gjendjen e Rozalidës, e cila u mor me forcë nga autori pas krimit dhe më pas u lirua pas negociatave me Policinë, ai tha se e reja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

“Me mbesën, Rozalidën, ende nuk kam folur. Do të ulem ta dëgjoj, por është e traumatizuar”, u shpreh ai.

Në fund të deklaratës së tij, vëllai i viktimës akuzoi institucionet se nuk vepruan në kohë, duke theksuar se tragjedia mund të ishte parandaluar.

“Ajo që kërkoj unë nuk kthehet më, por institucionet janë të buta, fasadë. Kishte mbi 40 ditë kërcënime dhe përsëri e nxorën. Kur një person është përsëritës, masat duhet të ashpërsohen, jo ta lëshosh. Kjo tragjedi nuk erdhi vetëm nga veprimet e një njeriu, por edhe nga dështimi për të zbatuar ligjin. Nëse shoqëria nuk reagon dhe ligjet nuk zbatohen, raste të tilla do të përsëriten”, tha ai.

Ai kritikoi gjithashtu disa media online për raportimet e bëra pas ngjarjes, duke kërkuar që informacionet të verifikohen përpara publikimit.

Kosta Plaku humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Pas krimit, Refit Buzi mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, të cilën e liroi disa orë më vonë pas negociatave me Policinë. Më pas, ai i dha fund jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...