35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me angazhimet” – BE ngre shqetësime për ligjin e porteve turistike

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar ndaj ndryshimeve të fundit në ligjin “Për portet turistike”, duke vënë në dyshim transparencën e procesit dhe përputhshmërinë e tij me standardet e Bashkimit Evropian.

Në deklaratën për News 24, BE thekson se ligji i miratuar nga Kuvendi ngre shqetësime për mënyrën e dhënies së koncesioneve, duke paralajmëruar se procedurat jo transparente dhe jo konkurruese mund të dëmtojnë integritetin e prokurimit publik.

Sipas delegacionit, disa prej dispozitave të reja janë të ngjashme me ligjin për Investitorët Strategjikë, një akt ligjor që Shqipëria është zotuar ta shfuqizojë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së”, thuhet në reagim.

BE shton se procedurat për dhënien e koncesioneve duhet të jenë të hapura dhe konkurruese, ndërsa thekson se Shqipëria duhet të shmangë çdo hap që bie ndesh me angazhimet e saj në procesin e integrimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...