16.5 C
Tiranë
Monday, April 21, 2025
spot_img

Kosovë /Rekord infektimesh , regjistrohen 661 raste të reja, ndërrojnë jetë 6 pacientë

Shënohet një tjetër rekord infektimesh nga koronavirusi në Kosovë. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 661 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 6 pacientë.

Njoftimi i plotë:

1617 TESTIME, 92 TË SHËRUAR DHE 661 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.617 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 661 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jonas Kepi – Zëri i Rinisë Shqiptare në Arenën Ndërkombëtare Një lider që po...

0
Në një epokë kur të rinjtë po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në politikë, diplomaci, zhvillim ekonomik dhe çështje globale, Jonas...

Illinois – Katër viktima pas rrëzimit tragjik të një avioni të vogël që goditi...

0
Një aksident ajror me pasoja tragjike ka ndodhur në qendër të Illinois, ku katër persona humbën jetën pasi një avion i vogël Cessna 180...

Ditea Berisha: “Jam beqare” – Moderatorja e “Ferma Club” flet hapur për jetën personale

0
Moderatorja e njohur e emisionit “Ferma Club”, Ditea Berisha, ka folur pa komplekse për jetën e saj personale gjatë një interviste në emisionin “2984”...

Gjesti dhe Egli Tako, bashkë “dje, sot dhe nesër” – Çifti i “BBV4” konfirmon...

0
Pas një rrugëtimi të mbushur me emocione, debate dhe pasiguri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti dhe Egli Tako duket se...

Kaos në Çad – Të paktën 4 të vdekur dhe mbi 130 të arratisur...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Çadin qendror, ku një përpjekje për arratisje nga burgu i Mongos ka përfunduar me viktima dhe dhjetëra të...