33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Krimi makabër në Elbasan, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Çeka dhe u plagos bashkëshortja e tij / Shoqërohen në polici 25 persona

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 20:10, ku në lagjen “Skënderbe”, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Everest Çeka dhe u plagos bashkëshortja e tij, janë shoqëruar gjatë natës 25 persona.

Personat janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tyre rreth dinamikës së lëvizjes së viktimës dhe gruas së tyre. Ndërkohë që nuk përjashtohet se disa prej të shoqëruarve mund të kenë dijeni për ngjarjen në fjalë dhe organizimin e vrasjes.

Paraprakisht dyshohet se krimi është kryer nga vrasës profesionistë me pagesë dhe se gjithçka ka qenë e mirëorganizuar dhe e detajuar deri në eliminimin e objektivit. Skena e krimit nuk është fiksuar nga kamera sigurie pasi në atë zonë ku ndodhi vrasja nuk ka të tilla dhe ndriçimi rrugor është mjaft i dobët.

Dëshmia kyçe deri më tani mbetet ajo e bashkëshortes së viktimës, Silvana Çeka, që mbeti e plagosur si edhe një banor i lagjes “Skënderbej” që ndodhej rastësisht aty pranë në makinën e tij duke pritur për të shoqëruar të ëmën e tij për ta shoqëruar në banesë.

Ata dyshohet se i kanë zënë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën 41-vjeçarit që ekzekutuan vetëm pak çaste pasi ai dhe bashkëshortja kishin dalë nga shtëpia e prindërve të saj në lagjen “Skenderbej. 41-vjeçari ka qenë duke qarkulluar me një makinë tip “Opel”, e cila është larguar me karroatrec nga vendi i ngjarjes, vetëm pasi ekspertët e kriminalistikës këqyrën çdo provë të mundshme.

Everest Çaka rezulton të ketë ndryshuar edhe emrin, ndërsa quhej edhe Ibrahim Çaka. Ai dyshohet të jetë përfshirë në trafikun e drogës edhe në Belgjikë.

Everest Çaka rezulton të jetë i akuzuar më herët për një vrasje të ndodhur në vitin 2010, ku humbi jetën shoferi i autobusëve Gëzim Alikaj, për të cilën nuk u dënua.

Në prangat e Policisë ranë në atë kohë, Ibrahim Çaka, Elton Hyka si dhe Ardit Spahiu, që të tre banorë të Elbasanit. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohej vrasja e vëllait të viktimës së sotme në një disko në Barcelonë në vitin 2007.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...