22.6 C
Tiranë
Monday, June 8, 2026

“Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrsesi”/ Rama sfidon protestuesit: Do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për projektet turistike në Zvërnec dhe Sazan, në një kohë kur protestuesit zhvilluan tubimin e tyre të tetë, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndalimin e investimeve të planifikuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi disa komente që, sipas tij, ishin drejtuar ndaj socialistëve të Elbasanit, duke akuzuar kundërshtarët e projekteve për gjuhë fyese dhe për manipulim të opinionit publik.

“Këto bashkëngjitur janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt,” shkruan Rama.

Kreu i qeverisë kritikoi ashpër organizatorët dhe mbështetësit e protestave, duke i akuzuar se po luftojnë kundër “projekteve imagjinare” dhe po përhapin informacione të pavërteta për ndikimin e investimeve në mjedis.

“Kur mblidheni ju me Rrethin Katror, me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë followers e like mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është ‘Shqipëria e Re’, ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, ‘Shqipëria që nuk shitet’,” u shpreh ai.

Në fund të reagimit, Rama dha një mesazh të prerë për të ardhmen e projekteve në Zvërnec dhe Sazan, duke përjashtuar çdo mundësi të ndalimit të tyre.

“Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrsesi, po do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota,” deklaroi kryeministri.

Deklarata vjen në një moment kur kundërshtimet ndaj projekteve kanë vijuar me protesta të njëpasnjëshme në Tiranë, Vlorë dhe në disa qytete të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Paguaj 1.5 milionë euro dhe del i lirë” – shqiptari Flamur S. mbyll marrëveshjen...

0
Shqiptari Flamur S. është liruar nga burgu pas një marrëveshjeje për pranimin paraprak të fajësisë në një nga proceset më të mëdha të drogës...

“Brenda pak minutash u zhdukën 60 mijë euro” – grabitja misterioze në ‘OTP Bank’,...

0
Një grabitje e dyshimtë ka ndodhur në një degë banke në Tiranë, ku një autor i paidentifikuar ka arritur të marrë rreth 60 mijë...

Plagoset me armë në Kamëz, ndërron jetë në Spitalin e Traumës – policia identifikon...

0
Kamza është tronditur nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku një person ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka humbur...

“Po dalin paralajmërimet e mia” – Ardit Bido reagon për investimin e Kushner në...

0
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar në rrjetet sociale pas diskutimeve që po qarkullojnë mbi investimin e planifikuar nga Jared Kushner në...

“Zgjohu Shqipëri, Rama të dorëhiqet” – emigrantët shqiptarë në Toronto i bashkohen protestave kundër...

0
Protestat kundër kryeministrit Edi Rama janë shtrirë edhe jashtë vendit, duke mbërritur deri në Kanada, ku emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Toronto për të...