27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ thërret protestë për policin Azbiu: “Drejtësi për jetën dhe sigurinë!”

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka njoftuar organizimin e një proteste më 20 janar, ora 17:00, në Sheshin Skënderbej, për të kërkuar drejtësi për policin e qarkullimit rrugor, Azbi Hoxha, i cili u hodh nga pallati në rrethana ende të paqarta.

Në thirrjen e saj publike, Lëvizja shprehet se ky rast është një këmbanë alarmi për të gjithë shoqërinë, duke kërkuar që ngjarja të mos kalojë në heshtje dhe të ketë drejtësi të plotë për policin dhe familjen e tij.

Jeta e një polici të ndershëm ishte në rrezik! Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë ne! Është detyra jonë të reagojmë!” – thuhet në njoftimin e protestës.

Marshimi do të nisë nga Sheshi Skënderbej dhe do të vazhdojë drejt Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit pritet të kërkojnë transparencë dhe veprime konkrete nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë protestë për jetën, sigurinë dhe drejtësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...