27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Trupi i gjetur në Romë, konfirmohet se është i 62-vjeçares shqiptare të deklaruar të zhdukur

Trupi i pajetë i gjetur pranë termocentralit Enel në zonën Castel Giubileo të Romës është konfirmuar si ai i Suzanna Koçibellit, 62-vjeçares shqiptare, e cila ishte zhdukur që prej 10 janarit.

Zbulimi u bë më 15 janar, kur punonjësit e uzinës vunë re trupin në ujë dhe lajmëruan autoritetet. Karabinierët dhe mjekësia ligjore mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke kryer kontrollet e para.

Sipas raportimeve, nuk janë gjetur shenja dhune, duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasi familjarët kishin shprehur shqetësimin se viktima vuante nga depresioni. Trupi ishte në ujë prej disa ditësh, dhe aktualisht ndodhet në morg, në pritje të vendimit të autoriteteve për autopsinë, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Familja e Suzanës kishte bërë denoncim për zhdukjen e saj, duke shpresuar deri në fund që ajo të kthehej në shtëpi. Vajza e saj, në një deklaratë për gazetën italiane Fanpage.it, kishte bërë një apel emocional:

Për herë të fundit e pashë nënën time një natë para zhdukjes. Jetojmë në të njëjtën ndërtesë, por në apartamente të ndryshme. Mami, kthehu në shtëpi, jam e shqetësuar, të dua!”

Fatkeqësisht, pas dy javësh kërkimesh, familja e Suzanës mori lajmin më të rëndë të mundshëm. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...