9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Lulelakra në furrë është thjesht fantastike…

Ka shumë studime që e lidhin përdorimin e lulelakrës me parandalimin e kancerit, sidomos kancerin e fshikëzës së urinës, kancerin e gjoksit, atë të kolonës, kancerin e prostatës dhe të mitrës.
Lulelakra është shumë e mirë edhe për sistemin e detoksit, si antioksidant, si dhe lufton inflamacionin dhe rrit sistemin imunitar. Lulelakra është një mbështetëse shumë e mirë edhe e sistemit kardiovaskular dhe përmirëson shëndetin e enëve të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në to.
Vetitë e saj anti-inflamatore dhe mbështetja ndaj sistemit kardiovaskular lidhen me përmbajtjen e vitaminës K dhe acideve omega-3. Ndësa përmbajtja e lartë në fibra e lulelakrës bën mirë për sistemin e tretjes.

opennews.al

 

Ju folëm  për vlerat ushqyese të lulelakrës, por ideja për ta gatuar në furrë me djathë Parmigiano na u duk shumë interesante dhe zgjodhëm ta ndajmë ju.

PËRBËRËSIT: 1 lulelakër, 50 g gjalpë, 50 g miell, 500 ml qumësht, 50 g Parmigiano, 100 g gouda, arrëmyshk dhe kripë.

PËRGATITJA: Ndajmë lulelakrën në boçe dhe e ziejmë 2-3 minuta. Në tigan skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht, shtojmë kripë dhe arrë myshkun, e ziejmë derisa të bëhet krem. Shtrojmë pak krem në tavë, shtojmë lulelakrën dhe djathin e prerë. Shtojmë pjesën tjetër të kremit ,pak arrë myshk dhe djathin parmiagiano. E vendosim në furrë të parangrohur dhe e pjekim me 200 gradë për 20 minuta.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Fotografia e publikuar nga Epstein: Ish-Princi Andrew dhe Peter Mandelson në qendër të skandalit

0
Mes miliona dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për çështjen Jeffrey Epstein, është zbuluar një foto që ka shkaktuar bujë të madhe:...

Tragjedi në Itali: Humb jetën 20-vjeçarja shqiptare Anxhela Byku pas rënies nga pallati

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Anxhela Byku, 20 vjeçe, humbi jetën në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars,...

Lezha nderon kujtimin e Xhuana Nikollaj,e afërmja:”Ajo kishte vendosur të zhvendosej në Tiranë për...

0
Dhjetëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Lezhës për të bërë homazhe në kujtim të Xhuana Nikollaj, 25-vjeçares...

Gjykata britanike miraton ekstradimin e Alban Gjidiaj drejt Shqipërisë për trafik armësh

0
Një prej të kërkuarve nga SPAK, nën dyshimin e përfshirjes në trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, ka humbur betejën e bllokimit...

Goditi punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

0
Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë...