24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Tri gabimet që s’duhet t’i bëni kurrë me parfumin.

Të gjithë duam të vijmë aromë të mira përgjatë gjithë ditës dhe gjithmonë na ngacmohet hunda kur ndjejmë një parfum të mirë, por cilat janë sekretet për të zgjatur aromën e parfumit sa më shumë?
Krijuesi i një nga firmave më të njohura të parfumeve, Francis Kurkdjian tha se tendenca që kanë shumë persona për të hedhur parfum dhe më pas për ta fërkuar në duar apo qafë është e gabuar.
Më poshtë janë disa prej gabimeve më të zakonshme, që nuk duhen bërë.

Fërkimi i lëkurës pasi është hedhur parfumi
Fërkimi i krijuar ngroh lëkurën, e cila prodhon enzima natyrore që ndryshojnë rrjedhën e aromës. Për të ruajtur integritetin e aromës tuaj dhe siguroheni që ajo të zgjasë më shumë në lëkurën tuaj, spërkatni të dy kyçet lehtë, lëreni parfumin të zhytet, dhe mos bëni më asgjë.

Mjedisi është faktor kyç
Kur bëhet fjalë për ruajtjen, parfumi është pothuajse si një organizëm i gjallë, jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore. “Parfumit nuk i pëlqen të shkojë nga i ftohti në të nxehtë, shkaktojnë reaksione kimike të papritura brenda përbërësve natyralë, dhe për këtë arsye e plakni parfumi më shpejt”, – thotë Kurkdjian.
Rrezet ultraviolet mund të ndryshojnë gjithashtu ngjyrën e një parfumi duke i kthyer tonet qelibar në të gjelbër, paralajmëron ai. Vendi më i mirë për të ruajtur aromën është kutia në të cilën ishte fillimisht, në temperaturën e dhomës.

Parfumet më të mira vijnë në pako të vogla

Parfumi duhet të konsumohet me një ritëm të shpejtë. Mbajtja e një shishe gjysmë të përdorur në raftin tuaj lejon oksigjenin (“armiku natyror i parfumit”, thotë Kurkdjian) të shkatërrojë ngadalë molekulat e aromës, duke ndryshuar përbërjen e saj.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...