28.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Mbetjet në tru rrisin rrezikun e psikozës” – Studimi i UNIGE zbulon lidhjen me skizofreninë

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Biological Psychiatry: Global Open Science” sugjeron se grumbullimi i “mbetjeve” në tru, si pasojë e një sistemi pastrimi të dëmtuar, mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e psikozës dhe çrregullimeve si skizofrenia.

Hulumtimi është realizuar nga një ekip i Universitetit të Gjenevës (University of Geneva), në Departamentin e Psikiatrisë dhe Qendrën për Neuroshkencë në Shëndetin Mendor (Synapsy). Studimi u udhëhoq nga studiuesi Alessandro Pascucci dhe është raportuar nga “Science Alert”.

Sipas kërkuesve, problemi lidhet me sistemin glinfatik të trurit – mekanizmi që largon mbetjet metabolike dhe toksinat gjatë funksionimit normal. Kur ky sistem nuk funksionon si duhet, mbetjet mund të grumbullohen dhe të ndikojnë në ekuilibrin kimik të trurit, duke rritur rrezikun për çrregullime psikotike.

Studimi thekson gjithashtu se sa më i dobët të jetë ky sistem, aq më i madh bëhet çrregullimi i neurotransmetuesve, një faktor i lidhur ngushtë me psikozën.

Një tjetër gjetje e rëndësishme është se ndryshimet mund të nisin që në fëmijëri dhe të zhvillohen gradualisht, shumë kohë përpara shfaqjes së simptomave klinike.

Studiuesit theksojnë se këto rezultate mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të personave në rrezik dhe në zhvillimin e trajtimeve të reja parandaluese për çrregullimet mendore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...