23.2 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Meta për situatën e vështirë ku gjenden buxhetet familjare: Të zbatohen këto masa

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar që qeveria të marrë masa konkrete për situatën e vështirë ku gjenden buxhetet familjare.
Nëpërmjet një statusi në facebook, Meta ka propozuar heqjen e taksës së qarkullimit, indeksimin e pagave si masa të cilat do lehtësonin buxhetet familjare.

Postimi i Plotë nga Meta:

Rënia e konsumit si rezultat i çmimeve të larta është sinjal alarmi për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare!

Trendi shqetësues i rënies së konsumit vijon për të tetin muaj radhazi, ndërsa siç INSTAT deklaron volumi i mallrave në portet shqiptare për muajin gusht 2022 është 40% më pak krahasuar me muajin gusht të vitit 2021.

Situata paraqitet e vështirë për buxhetet familjare, të cilat priten të rëndohen edhe më tej si rezultat i vendimit absurd për rritjen e çmimit të energjisë.

Kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive.

Indeksimi i pagave, heqja e taksës së qarkullimit, si dhe liberalizimi i lejeve për energjinë diellore janë disa nga nismat ligjore të Partisë së Lirisë, qëllimi i të cilave është në funksion të përballimit të kësaj situate të vështirë për të mbrojtur interesin publik dhe familjet shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...