35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Rrumbullaku në takimin me kryetarin e OSBE-së: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, prioritete të Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në një takim kortezie ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë falënderoi ambasadorin për vizitën dhe e njohu atë me prioritetet që ai ka për krijimin e standardeve të reja në Policinë e Shtetit, duke u bazuar në tri shtylla kryesore, reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore.

Drejtori e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar mbi baza besimi dhe profesionalizmi, me të gjithë partnerët dhe organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si edhe me ato që punojnë për rritjen e sigurisë në rajon, Evropë e më gjerë.

Ambasadori Del Monaco i uroi Drejtorit të Përgjithshëm suksese në detyrën e rëndësishme dhe e vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit në të gjitha fushat, si për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin e Policisë Kriminale, ashtu edhe për strukturat e luftës kundër krimit kibernetik dhe trafiqeve të paligjshme.

Ambasadori Vincenzo Del Monaco i konfirmoi Drejtorit të Përgjithshëm mbështetjen akoma më të madhe të OSBE-së në vazhdim, duke theksuar se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është në dispozicion të Policisë së Shtetit në të gjitha ato fusha ku Policia e Shtetit ka nevojë.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ndër vite. Më tej, Rrumbullaku dhe Del Monaco theksuan rëndësinë e forcimit të këtij bashkëpunimi, si dhe të asistencës e mbështetjes nga ana e OSBE-së për Policinë e Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...