25.8 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Ministrja Sala: Rritet buxheti për barnat onkologjike, prezantohet reforma e re në shërbimin e tumorit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se buxheti për barnat në vitin 2026 arrin në 19.5 miliardë lekë, me një rritje të posaçme të dedikuar për barnat onkologjike. Sipas autoriteteve, kjo masë synon të garantojë furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë për pacientët që trajtohen me sëmundje tumorale.

Ministrja theksoi se rritja e fondit nuk është vetëm një tregues financiar, por një angazhim për zgjerimin e aksesit në trajtime jetike dhe për forcimin e sistemit të furnizimit me barna.

Paralelisht, ajo prezantoi edhe reformën në shërbimin onkologjik, e cila parashikon kalimin nga një sistem i centralizuar në një model të ri të organizuar në rrjet kombëtar.

Sipas saj, në qendër të këtij ndryshimi do të jetë ngritja e Institutit Kombëtar të Tumoreve, i cili do të ketë funksione spitalore, kërkimore dhe universitare.

“Instituti do të shërbejë si qendër reference kombëtare për onkologjinë, do të përditësojë standardet klinike dhe do të zhvillojë udhëzimet profesionale për trajtimin e sëmundjeve tumorale”, u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se institucioni do të funksionojë edhe si qendër akademike në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë dhe institucione të tjera vendase e të huaja, si dhe do të koordinojë rrjetin onkologjik në spitalet rajonale dhe vendore.

Reforma, sipas ministrisë, synon të krijojë një sistem më të standardizuar dhe më të integruar për trajtimin e pacientëve me sëmundje onkologjike në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...