26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

NATO mblidhet në Suedi mes tensioneve me SHBA-në, në fokus Ukraina dhe tërheqja e trupave amerikane nga Europa

Në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Helsingborg të Suedisë për një takim dyditor, ku në fokus janë siguria europiane, mbështetja për Ukrainën dhe raportet gjithnjë e më të tensionuara mes SHBA-së dhe aleatëve europianë.

Takimi, i cili po zhvillohet në kështjellën Sofiero me praninë e kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe mbretit Carl XVI Gustaf, vjen në një moment kritik për Aleancën, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme dhe paralajmërimet për tërheqjen e pjesshme të trupave amerikane nga Europa kanë ndryshuar prioritetet e agjendës.

Një nga çështjet më të debatueshme mbetet vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr 5 mijë trupa amerikane nga Gjermania. Aleatët europianë kërkojnë qartësi nëse bëhet fjalë për një reduktim të pranisë amerikane në Europë apo për një rishpërndarje të forcave drejt krahut lindor të NATO-s, kryesisht në Poloni.

Përpara nisjes drejt Suedisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, lëshoi kritika të forta ndaj vendeve anëtare të NATO-s, duke deklaruar se SHBA është “shumë e zhgënjyer” nga aleatët europianë. Ai akuzoi disa shtete, mes tyre Spanjën, se kanë refuzuar përdorimin e bazave ushtarake për operacione kundër Iranit.

“Nuk kërkojmë që vendet europiane të dërgojnë avionë luftarakë, por të paktën të mos pengojnë operacionet amerikane”, u shpreh Rubio, duke paralajmëruar se mungesa e bashkëpunimit mund të vërë në diskutim vetë kuptimin e aleancës.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë edhe mbështetja për Ukrainën, si dhe përshpejtimi i investimeve ushtarake nga vendet europiane. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kërkuar ritëm më të shpejtë në armatim dhe zbatim të objektivit për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul deklaroi se Gjermania synon të marrë një rol më të madh drejtues në sigurinë europiane, në një kohë kur kontinenti po përballet me pasiguri të reja gjeopolitike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...