35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Ndryshimet zgjedhore, Meta: Jam i detyruar t’i kthej në kuvend

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një interviste në emisionin “Opinion” u shpreh se nuk do t’i dekretojë ndryshimet zgjedhore dhe do t’i kthejë ato pas në kuvend. Meta tha se ky vendim i tij vjen pas reagimit të PPE-së lidhur me votimin e këtyre ndryshimeve në kuvend.

Duke folur njëkohësisht për raportet me Kryeministrin Rama, ai u shpreh se në kuptimin personal raportet mes tij dhe zotit Rama janë pozitive.

“Nëse do të kishit një kamera të fshehtë ju do të shihnit që raportet mes meje dhe Kryeministrit janë të shkëlqyera. Në kuptimin personal ai është shumë i dashur, shumë i  repsektueshëm. Problemi është që kur jam larguar unë nga Kryeministër në vitin 2002 , Shqipëria ishte përfshirë në procesin e stabilizim asocimit dhe Serbia e Mali i Zi nuk ishin përfshirë, Sot ata janë shumë përpara nesh, ndërsa për ne as që bëhet fjalë, aq më tepër pas votimit të njëanshëm”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse do ta kthejë mbrapsh votimin e kodit zgjedhor, Presidenti tha: “Unë, tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...