30.7 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Parimi ‘një fakultet, një qytet’ ndez protesta në Gjeorgji” – studentët kundër reformës në arsim

Gjeorgjia po përballet me një valë të re protestash pas reformave të thella në arsimin e lartë të ndërmarra nga qeveria, të cilat kanë shkaktuar reagime të forta nga studentët dhe pedagogët.

Një nga ndryshimet kryesore është parimi “një fakultet, një qytet”, i cili parashikon kufizimin e programeve të studimit dhe ristrukturimin e universiteteve. Kritikët e konsiderojnë këtë hap si një regres për sistemin arsimor dhe si një sinjal të largimit gradual të vendit nga orientimi perëndimor.

Sipas tyre, arsimi i lartë në Gjeorgji ka qenë një nga sektorët më të integruar me institucionet evropiane, ndërsa reformat e reja rrezikojnë të dobësojnë këtë lidhje.

Në kryeqytetin Tbilisi, studentë dhe pedagogë kanë dalë në protesta, duke kundërshtuar ndryshimet që, sipas tyre, mund të çojnë në mbyllje programesh dhe tkurrje të universiteteve.

Universiteti Shtetëror Ilia i Tbilisit pritet të preket ndjeshëm, me raporte që flasin për shkurtime të më shumë se 90% të programeve dhe reduktim të ndjeshëm të pranimeve të studentëve të rinj.

Protestat, të nisura që në fund të vitit 2024 dhe të përshkallëzuara pas miratimit të reformës në shkurt, po vijojnë çdo ditë, ndërsa një pjesë e të rinjve po shqyrtojnë largimin nga vendi për mundësi më të mira arsimore dhe profesionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...