23 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

PD thërret mbledhje të posaçme pas refuzimit të komisioneve hetimore nga mazhoranca

Pas rrëzimit nga mazhoranca të kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për çështjen “McGonigal” dhe për ngjarjet e 11 majit, Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të posaçme të grupit parlamentar. Takimi do të zhvillohet të premten, më 31 tetor, në orën 12:00.

Në qendër të diskutimeve do të jetë situata e krijuar në Kuvend dhe reagimi institucional i opozitës ndaj, siç e cilësojnë demokratët, “mohimit të të drejtave kushtetuese”.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se drejtuesit e grupit kanë kërkuar pjesëmarrje të plotë të deputetëve, duke e konsideruar mbledhjen me rëndësi të veçantë për vijimin e veprimtarisë parlamentare të opozitës.

Në njoftimin dërguar deputetëve, theksohet:

“Të nderuar kolegë, nesër, e premte, datë 31 tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...