34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Përballoni virozat dhe të ftohurën duke përdorur uthull molle

Stina e vjeshtës dhe dimrit përkon me fillimin e episodeve të vazhdueshme të gripit, virozave, të ftohurës, infeksioneve e bajameve të acaruara. Në shumicën e rasteve, kurat për trajtimin e këtyre problemeve shëndetësore janë farmaceutike, ku mund të përmendim antibiotikët apo medikamentet e ndryshme që pihen në formë çaji.

Shurup për kollën
Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe uthullës së mollës. Konsumoheni herë pas here dhe do të vëreni se si aroma e të dy përbërësve do të zhbllokojë rrugët e frymëmarrjes dhe do të shpërbëjë sekrecionet. Uthullën e mollës mund ta përzieni edhe me ujë në sasi të barabarta e të konsumoni nga një lugë gjelle 3-4 herë në ditë.

Kundër urthit
Në një gotë uji të mbushur plot hidhni një lugë çaji me uthull molle dhe piheni para ose gjatë një vakti. Uthulla ndalon stomakun të prodhojë aciditet të tepërt dhe sjell ekuilibrin e duhur në sistemin tretës.

Uthulla ul temperaturën
Nëse prekeni nga temperatura e lartë mos hezitoni të përdorni uthullën, pavarësisht aromës së ndezur të saj. Nëse aroma mund t’ju duket e rëndë, mund ta holloni me ujë. Një tjetër mënyrë është si më poshtë:
Në një legen hidhni një gotë uji me uthull dhe dy gota të njëjta me ujë. Merrni një palë çorape të trasha, mundësisht nga ato që zgjaten deri tek gjuri dhe futini në legen. Pasi të jenë lagur mirë, shtrydhini dhe vishini. Këmbët mbështillini me qese plastike dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë trajtim krejtësisht natyral mund ta përsërisni disa herë sepse uthulla ul temperaturën duke përthithur nxehtësinë nga këmbët.

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...