29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Përplasje në GJKKO: Adriatik Lapaj padit Agron Shehajn për shpifje – “Nëse kërkon luftë, do ta gjejë”

Mëngjesi i sotëm në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u shënua nga një tjetër përballje e fortë politike. Pas seancave të Vilma Nushit dhe Albana Voshkit, u zhvillua edhe një seancë për çështjen e shpifjes midis kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Padia e Lapajt
Lapaj kishte dorëzuar më 1 prill një padi në SPAK ndaj Shehajt për shpifje. Në deklaratën për mediat, ai theksoi:
“Nuk kam dashur të hyj në kurs konflikti me të rinjtë në politikë, por kush kërkon luftë, luftë do të gjej. Kam ardhur në GJKKO si i dëmtuar. Shehaj duhet të vijë me dokumente për të provuar çdo gjë që ka thënë.”

Ai e mohoi kategorikisht që të ketë përfituar nga kompani të sekuestruara nga SPAK apo të ketë pasur ndonjë përfitim përmes lidhjeve familjare:
“As unë, as familjarët e mi nuk kemi një metër tokë në Shqipëri. Nuk kam marrë para nga asnjë kompani të përfshirë në krim. Nuk kam përfaqësuar çështje që i ka gjykuar vjehrri im. Të provojnë të kundërtën.”

Akuzat e Shehajt
Agron Shehaj e ka akuzuar publikisht Lapajn se ka marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar për lidhje me grupin kriminal “Çopjat”.
Sipas Shehajt, këto para janë përdorur për të regjistruar prona në bregdet, përfshirë një në Ksamil, që sipas tij është miratuar nga vjehrri i Lapajt, Alltun Çela, në kohën kur ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Në një video në rrjetet sociale, Shehaj publikoi dokumente që sipas tij provojnë lidhjen e Lapajt me vendimet e dhëna nga vjehrri:
“Luftën Lapaj nuk e ka me mua, por me drejtësinë. Ka përfituar nga drejtësia për të regjistruar prona të krimit. Lufta politike mbaroi, i doli boja.”

Ai shtoi se vendimi për pronën në Ksamil ishte firmosur nga Alltun Çela dhe përfitues ishte klienti i Lapajt, Hajro Çini.

Procesi në GJKKO pritet të jetë një nga përballjet më të forta mes dy figurave publike të angazhuara në politikë dhe drejtësi, me përfshirje të elementëve të ndjeshëm si korrupsioni, lidhjet familjare në drejtësi dhe marrëdhënia me subjektet e sekuestruara nga SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Refuzimi i lirimit të Ilir Metës ndez përplasje në Apelin e Posaçëm” – Avokati...

0
Një situatë e tensionuar është regjistruar jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme të Apelit, menjëherë pas vendimit për të lënë në qeli ish-Presidentin e...

“Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së, zëvendëson Pogajn që dha dorëheqjen” – Ish-kreu...

0
Jonaid Myzyri është emëruar drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila më herët dha dorëheqjen nga detyra. Emërimi...

“14 masa sigurie dhe 3 në kërkim” – Zbulohet skema e falsifikimit të pronave...

0
Një hetim 7-mujor i Policisë së Shtetit ka finalizuar një operacion të gjerë të koduar “Tjetërsimi”, duke zbuluar një skemë kriminale të dyshuar për...

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...