12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Rama në “Sy m’sy”: Kërkova ndjesë për termin “autizëm politik”, s’kam problem të pranoj gabimet – jemi në progres, por duam mandatin e 4-t

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me ndjekësit në rubrikën e njohur “Sy m’sy”, ku iu përgjigj pyetjeve dhe kritikave të publikut.

Në fjalën e tij, Rama foli për perceptimin negativ në media dhe akuzat ndaj tij dhe qeverisë:
“Jemi në kushtet kur ka dëshpërim të madh në anën tjetër, që reflektohet edhe në pasqyrat e kënetës mediatike. Flitet sikur jetojmë në një autokraci, por këtu nuk lihet gjë pa thënë për mua, për qeverinë, për PS-në – madje edhe për popullin që së fundmi konsiderohet i sëmurë,” – u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se në të gjitha aspektet e jetës ka progres dhe se kërkesa për mandatin e katërt vjen pikërisht për të vazhduar këtë rrugë:
“Në të gjitha zonat dhe sektorët ka progres. Ka ende shumë për të bërë, prandaj kërkojmë mandatin e katërt.”

Ndër të tjera, Rama u ndal edhe te kritikat për gjuhën e tij:
“Flitet për gjuhën time, për fjalë që paskam thënë e që s’i ka thënë njeri tjetër. Cilat janë ato? Kam komunikuar hapur me publikun dhe kjo duket sikur u bën keq. Ka vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë – përdorimi i termit ‘autizëm politik’.”

Ai shpjegoi se termi përdoret në literaturën akademike, por tashmë është i konsideruar i papërshtatshëm dhe se nuk kishte qëllim fyese:
“E kam përdorur pa qëllim keqdashës, por duke ndjerë se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë. Kam bërë edhe ndonjë gabim tjetër më parë dhe kam kërkuar ndjesë. Ma gjeni një tjetër udhëheqës shqiptar që e ka bërë këtë.” – tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zjarr në kuzhinën e një hoteli në Gjirokastër, ndërhyrja e shpejtë shmang përhapjen e...

0
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e parë të hotel “Garden”, në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër është...

“Prej më shumë se dy muajsh”, Bardhi i kërkon Nikollës zbatimin e vendimit të...

0
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur...

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas

0
Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar...

“Tradhtia i ka zënë grykën”, Berisha sulmon Ramën për fjalimin në OKB: “Universi i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar...

Autobusi merr flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, pak metra para tunelit

0
Një autobus pasagjerësh ka marrë flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, vetëm disa metra para hyrjes në tunel. Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në...