30.7 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

NBC News i kushton artikull koncertit të Kanye West në Tiranë: Financimi me 4 milionë euro nga qeveria shqiptare në qendër të vëmendjes

Vendimi i qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Prestigjiozja amerikane NBC News i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje, duke trajtuar reagimet që ka shkaktuar përdorimi i fondeve publike, si dhe argumentet e kryeministrit Edi Rama në mbrojtje të këtij vendimi.

Sipas NBC News, artisti amerikan, i njohur edhe si Ye, është ndaluar të performojë në disa vende evropiane këtë verë pas deklaratave të tij kontroverse, që kanë përfshirë lavdërime për Adolf Hitlerin dhe përdorimin e simboleve naziste. Më vonë, reperi ka kërkuar falje për një pjesë të këtyre deklaratave.

Artikulli thekson se koncerti, i planifikuar të mbahet më 11 korrik në periferi të Tiranës, do të zhvillohet në një stadium të përkohshëm të ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet.

Në reagimin e cituar nga NBC News, kryeministri Edi Rama mbrojti financimin e koncertit, duke deklaruar se fondet u akorduan për të shmangur anulimin e eventit.

“Ne akorduam 4 milionë euro në momentin e fundit për të shmangur turpërimin e Shqipërisë përballë afro 25 mijë vizitorëve të huaj nga 80 vende, të cilët kishin blerë tashmë biletat për të parë Kanye West, ndërsa shumë të tjerë kishin frikë se koncerti mund të anulohej”, citohet të ketë deklaruar Rama.

Sipas kryeministrit, aktiviteti pritet t’i sjellë ekonomisë shqiptare të paktën 100 milionë euro të ardhura, falë rritjes së rezervimeve në strukturat akomoduese dhe fluksit të turistëve.

NBC News shkruan se deklarata e Ramës u pasua nga reagime të shumta kritike në rrjetet sociale, ku komentues të ndryshëm kundërshtuan përdorimin e fondeve publike për organizimin e koncertit.

Artikulli ndalet edhe te protestat që zhvillohen prej më shumë se një muaji në Tiranë. Sipas medias amerikane, ato nisën pas kundërshtimeve ndaj planeve për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa më pas u zgjeruan duke përfshirë kundërshtimin e projekteve të tjera zhvillimore në bregdet dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në artikull theksohet gjithashtu se Rama i ka mohuar akuzat për korrupsion të ngritura nga protestuesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptarët po përpiqen të formojnë të ardhmen e tyre”, The Guardian: Protestat kundër Ramës...

0
Prestigjiozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull të gjerë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke analizuar protestat që prej më shumë se...

“Edi Rama, jep dorëheqjen!”/ Momenti prekës në protestë, nxënësi i “Kiço Blushit” kërkon një...

0
Një nga momentet më emocionale të protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë u regjistrua kur në podium mori fjalën një nxënës i shkollës “Kiço Blushi”,...

“Po ndërtohen kulla, por s’blihet një shtëpi”, protestuesja: 4 milionë euro për koncert është...

0
Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, qytetarët vijuan të shprehin pakënaqësitë e tyre për situatën ekonomike dhe, sipas tyre, keqqeverisjen...

“Mua më lë me 112 mijë lekë pension, 4 milionë euro ia jep reperit”,...

0
Gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, një pensionist ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për alokimin e 4 milionë eurove nga fondi...

“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet”, protestuesja i përgjigjet Ramës: Shqiptarët...

0
Protesta e 39-të kundër kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me thirrje të reja për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesën...